A do subvencionohen bizneset e vogla për pagën minimale? – Ibrahimaj: Është kosto e përballueshme, nuk falimentojnë
Nga data 1 Prill paga minimale në vend do të jetë zyrtarisht 40 mijë lekë. Por pavarësisht rritjes të kostos financiare për bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit, qeveria nuk do të marrë asnjë masë për lehtësimin e tyre, me argumentin se shtesa në kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është e përballueshme nga këto subjekte.
Gjatë konferencës pë media, Minstrja Ibrahimaj u pyet edhe mbi draftin e amnistisë fiskale, për të cilin theksoi se do miratohet pasi të jetë mire konsultuar.
Lidhur me projektligjin për hapjen e basteve online, Ibrahimaj bëri me dije se do të hidhet për konsultim javën e ardhshme. Ndërsa komentoi edhe daljen në tregjet ndërkombëtare me një tjetër Eurobond, ku sipas saj nëse normat nuk do të jenë të favorshme, nuk do të ketë emetim.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.