Abu Dhabi blen një pjesë të mirë të portit të Izmirit – Marrëveshja me Turqinë vlen 500 milionë dollarë
Aksione të rëndësishme në portin turk të Izmirit do të blihen nga Abu Dhabi, në një tjetër shenjë afrimi mes ish-rivalëve gjeopolitikë. Grupi AD Ports i kontrolluar nga shteti do të investojë në një njësi ekonomike të krijuar nga Fondi i Pasurisë së Turqisë për të menaxhuar portin. Sipas informacioneve vlera e marrëveshjes mund të arrijë në 500 milionë dollarë, pasi Ankaraja është ‘e uritur’ për investime pas viteve të politikave ekonomike joortodokse, të cilat e çuan inflacionin në rritje dhe monedhën vendase në rënie të lirë.
Portet luajnë një rol kyç në ndryshimin strategjik në prodhimin global. Dobësitë në zinxhirët e furnizimit të regjistruar në mes të pandemisë dhe tensionet gjeopolitike në rritje po ndryshojnë lojën pasi kompanitë përpiqen të sjellin prodhimin më afër pikës së shitjes.
Turqia, ndërkohë, shpreson se një cikël agresiv i rritjes së normës që filloi në qershor do të tërheqë investitorët pas vitesh kthimi prapa. Në këtë kontekst, presidenti turk Erdogan u takua sërish me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed në kuadër samitit të OKB-së për klimën të mbajtur në.
Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe filluan të përmirësojnë marrëdhëniet dy vjet më parë, pas një rivaliteti të ashpër të nxitur kryesisht nga dallimet ideologjike që i shtynë dy fuqitë rajonale të mbështesin kampet kundërshtare në tabelën gjeopolitike të shahut të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë thënë që atëherë se shohin mundësi të mëdha investimi në Turqi, nga energjia te logjistika.
Gjiganti shtetëror i portit DP World, i cili operon në 73 vende, bleu shumicën e aksioneve në një port turk në fillim të këtij viti, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në maj.
Të dy palët më në fund arritën një seri marrëveshjesh me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë në korrik, pasi presidenti turk Erdogan vizitoi vendet e Gjirit në një përpjekje për të ringjallur ekonominë e vendit. Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më pas i dhanë frymë ekonomisë turke të lëkundur, me të dyja palët që thelluan bashkëpunimin në energji, transport, infrastrukturë, industrinë e mbrojtjes dhe inteligjencën artificiale.
Ndërsa Ankaraja kërkon fonde dhe investime nga shtetet e pasura me energji të Gjirit, monarkitë prodhuese të naftës shpresojnë se fuqia industriale e Turqisë mund t’i ndihmojë ata të diversifikojnë ekonomitë e tyre larg sektorit të energjisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.