Administrata tatimore kërkesë për Tatimpaguesit e Mëdhenj – Bën thirrje për përgatitjen dhe dorëzimin e inventarëve
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju ka bërë kërkesë tatimpaguesve të mëdhenj për dorëzimin e inventarëve.
Administrata Tatimore rikujton se “tatimpaguesit e mëdhenj” duhet të përgatisin inventaret e datës 31.12.2022. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi, çmim dhe vlerë.
“Ky informacion duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, thuhet në njoftim.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.