AMA mbledh mediat për matjen e audiencës – Krasniqi: Domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut mediatik
Autoriteti i Mediave Autovizive ka mbledhur bashkë drejtuesit e medias ku temë diskutimi ishte matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar. Në këtë takim është shtuar nevoja e nisjes së procesit të matjes së audiencës e parë si domosdoshmëri.
“Sipas Udhërrëfyesit, angazhimi i AMA-s si autoritet rregullator, është nisja këtë vit, pra gjatë 2024, e procesit të matjes së audiencës duke ndihmuar operatorët që prodhojnë përmbajtje apo programe audio dhe audiovizive, në sigurimin e një procesi transparent,” u shpreh Armela Krasniqi.
AMA ka përgatitur projekt-propozimet për ndryshimet përkatëse në ligjin e vet organic duke përfshirë konceptin e Matjes së Audiencës. Aktualisht ndryshimet janë në fazën e konsultimit public.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.