Amerikanët po krijojnë borxhe që nuk mund t’i shlyejnë – Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e avionit
Nga karburantet dhe produktet ushqimore, te hotelet dhe biletat e linjave ajrore, konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë më shumë blerje me karta krediti dhe kërkojnë më shumë kohë për t’i shlyer ato.
Katër bankat më të mëdha amerikane raportuan shpenzime më të larta për kartat e kreditit në 2023 – shin krahasuar me një vit më parë. Në fakt, që nga viti 2020, shpenzimet e kartave të kreditit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Në JPMorgan Chase, banka më e madhe e vendit, shpenzimet e kartave të kreditit u rritën 9% në 2023 në 1.2 trilion dollarë.
Konsumatorët nuk po i paguajnë faturat aq shpejt sa dikur. Kreditë për kartat e kreditit, ose gjendjet e llogarive të papaguara, u rritën 14% në JPMorgan krahasuar me vitin e kaluar dhe 9% në Bank of America. Në teori, kjo është e mirë për bankat që ngarkojnë interes për konsumatorët që mbajnë një bilanc. Megjithatë, rritja e bilanceve të kartave mund të jetë një shenjë e përkeqësimit ‘të dhimbjes’ financiare për konsumatorët dhe ekonominë. Thënë më thjesht, aktualisht amerikanët po shpenzojnë më shumë se sa marrin.
Ndërsa drejtuesit e bankave argumentojnë se konsumatorët po ecin mirë – duke treguar një treg të fortë pune si një shenjë se ata mund të paguajnë bilancet më të larta të kartave të kreditit – rritja e shkeljeve në shlyerjen e detyrimeve mund të tregojë se konsumatorët po luftojnë për të paguar fatura më të larta.
Depozitat e konsumatorëve ranë në vitin 2023. Në JPMorgan, depozitat në njësinë e saj bankare konsumatore ranë me 3%, ndërsa depozitat në degën bankare të konsumatorit në SHBA të Citigroup ranë 8%. Rënia e depozitave është pjesërisht për shkak të transferimit të parave të klientëve drejt alternativave me rendiment më të lartë. Megjithatë, ata pranuan se familjet me të ardhura më të ulëta po ndiejnë vështirësi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.