Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu – Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e zbarkimeve në port Carter Hall (LSD-50) e dhe anija transportuese Mesa Verde (LPD-19) – u nisën drejt Atlantikut për t’u rikthyer në bazat e Norfolk, në Virginia, dhe Camp LeJeune, në Karolinën e Veriut.
Bataan dhe Carter Hall, me rreth 3 mijë trupa të marinës dhe marinarë, mbërritën gushtin e kaluar në Mesdhe për të ndaluar përpjekjet e sekuestrimit të anijeve tregtare në Gjirin Persik nga ana e Iranit. Mesa Verde, së bashku me Comando Meu 26 mori pjesë në stërvitjet në Detin Baltik. Pas shpërthimit të krizës në Rripin e Gazës, nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, të tre anijet u zhvendosën në mesdheun lindor ku kanë kryer stërvite dhe operacione të flotës së gjashtë amerikane në mbështetje të qëndrujeshmërisë dhe sigurisë detare të vendeve aleate. Me pak fjalë për të shmangur që konflikti të pëehapej në brendësi të Lindjes së Mesme.
Por cfarë ndodh tani? Me largimin e anijeve, të paraprirë nga ajo e super aeroplanmbajëses bërthamore Gerard R. Ford, nuk ka më asnjë njësi amerikane në Mesdhe të cilat do të bënin të mundur ngritjen në ajër të avionëve luftarakë, si kishte ndodhur 2 vitet e fundit, thënë ndryshe që kur Rusia sulmoi Ukrainën, në shkurt 2022. Tashmë është detyrë e forcave europiane që të garantojnë mbrojtjen e frontit jugor të NATO-s. Në mënyrë të vecantë cdo gjë është në dorë të marinës ushtarake të Italisë, Francës dhe Turqisë kontrolli I zonës, pa mbrojtjen amerikane.
Sipas Pentagonit janë shumë pak mjete përballë fronteve të shumta që duhen siguruar. Nga kërcënimi që vjen nga Houthi në Indo-Paqësor, me presionin në hije të Kinës, skenarët e konflikteve të mundshme janë të shumta. Pikëtisht një ditë më parë u krye një stërvitje dypalshe e marinës japoneze me atë amerikane për të përforcuar aftësinë e aleancës Japoni – SHBA në terma taktikë. Stërvitejet do të zgjasin deri në 16 mars.
Dorina Kurtaj/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.