Ky është aeroporti më i keq në botë – “Charleroi” pranë Brukselit, destinacion i linjave low cost
Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti ‘Charleroi’ është aeroporti më i keq në botë, sipas raportimeve të Business Financing. Problemet më të mëdha të tij kanë të bëjnë me mbipopullimin dhe mungesën e përhershme të organizimit sidomos në terminale.
Ky aeroport mori një vlerësim katastrofik prej 1.2 nga 10 pikë të mundshme, dhe Berlin-Brandenburg dhe britanikët, Leeds-Bradford, janë gjithashtu në listën e aeroporteve më të këqija.
Si shtëpia e shumë institucioneve të Bashkimit Europian, kryeqyteti belg është një qendër për udhëtarët e biznesit. Por të fluturosh në një linjë ajrore low cost do të thotë një udhëtim 45 minutash me autobus për në Bruksel nga qyteti i Charleroi, ose Aeroporti i Charleroi në jug të Brukselit.
Me një notë mesatare 6.8, Noi Bai në Hanoi ishte fituesi – një reflektim i popullaritetit në rritje të Vietnamit si një destinacion për investimet e huaja në vazhdën e rritjes së tensioneve Kinë-SHBA. Pasagjerët vlerësojnë terminalet jashtëzakonisht të pastër dhe stafin e aeroportit e cilësojnë shumë miqësor. Por dhe faktin që ka oferta të shkëlqyera ushqimore.
Singapori Changi dhe Hong Kong International – aeroportet që shfaqen rregullisht në krye të renditjes së pasagjerëve dhe vlerësimeve të industrisë – u emëruan të dytët dhe të tretët më të mirët.
Helsinki doli në vendin e pestë, me Budapestin si më të mirin në Europë në vendin e 11-të. Në vendin e 19-të, Chicago Midway ishte aeroporti më i vlerësuar në SHBA, në vendin e 19-të, me Fort Lauderdale më të keqin dhe i katërti nga fundi në përgjithësi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.