Apple humb një trilion dollarë në vit – Një nga problemet kryesore ai i dorëzimeve në Krishtlindje
Apple ka humbur më shumë se 3% të vlerës së aksioneve në Wall Street, me kompaninë e Cupertino që përfaqëson një kapitalizim të tregut më të ulët se 2 trilionë dollarë, për herë të parë që nga muaji maj. Nëse merret parasysh se Apple kishte një vlerë tregu prej më shumë se 3 trilionë dollarësh gjatë negociatave të janarit 2022, situata aktuale nënkupton një humbje të konsiderueshme prej një trilion dollarësh në një vit. Apple gjatë muajve të fundit është përballur me vështirësi për sa i përket dërgesave të iPhone 14 Pro – që kanë shënuar rënie prej 22% – gjatë festave të fundvitit për shkak të kufizimevce anti Covid në fabrikën kryesore të saj në Kinë. Por sipas raportimeve, duket se investitorët janë mosbesues dhe për sa i përket rritjes së taksave dhe rënies së besimit të konsumatorëve, elementë këta që mund të dëmtojnë kërkesën.
Një humbje e madhe, por situata e vështirë iu përket dhe kompanive të tjera të rëndësishme të sektorit teknologjik. Teska për shembull regjistroi humbje deri n 15% për shkak të dorëzimeve nën pritshmëritë në tre muajt e fundit të vitit.
Por kolosi i vërtetë që shoqëron Apple në këtë fillim viti shumë pesimist është Amazon. Analistët i cilësojnë humbjet e këtyre kompanive teknologjike si absolutisht më të lartat për 12 muajt e fundit, 846 miliardë për Apple dhe 834 miliardë për Amazon.
Humbjet e Apple dhe Amazon janë të barabarta me vlerën e 5-fishit të Disney, 8-fishi i Intel dhe 10-fishi i Paypal.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.