Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit? – Lajmi i paverifikuar rrëzon naftën me mbi 2% të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për t’i mbajtur kuotat e prodhimit të pandryshuara, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një ditë më parë, si pasojë e raportimeve për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë të udhëhequr nga Rusia, që ndryshe njihen si OPEC+, vendosën në muajin nëntor të ulin kuotat e prodhimit me 2.2 milionë fuçi naftë në ditë, gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Ky vendim u la në fuqi edhe në takimin e kësaj jave.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat ranë me më shumë se 2% në sesionin e kaluar, për shkak të raporteve të paverifikuara të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Megjithatë, një zyrtar i Katarit tha se nuk kishte armëpushim, por Hamasi kishte marrë pozitivisht një propozim armëpushimi të bërë në fillim të kësaj jave.
Në rajonin më të gjerë, sulmet e forcave Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq kanë vazhduar të çrregullojnë tregtinë globale, duke nxitur tensione gjeopolitike dhe shqetësime për transportit detar. Grupi i lidhur me Iranin tha të enjten se forcat e tyre detare kishin shënjestruar një anije tregtare të paidentifikuar britanike në Detin e Kuq.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.