Avancon pr.vendimi për godinat 50-vjeçare – Diskutohet në Këshillin Konsultativ, MIE: Ka pikëpyetje se çfarë do ndodhë me pronën!
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godiave mbi 50-vjeçare është diskutuar në Këshillin Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi përmbajtjen e dokumentit, të publikuar ekskluzivisht nga TV SCAN, pak ditë më parë. Juristi i këtij dikasteri bëri me dije se përzgjedhja e godinave nuk është lënë në dorë të viteteve të ndërtimit.
Ndërkaq, sikurse shumë ekspertë që kanë shprehur shqetësmin për fatin e pronës apo truallit, ku janë të pozicionuara ndërtesat që mund të prishen, juristi i MIE tha se pr.vendimi nuk e adreson këtë problem, teksa priten sugjerime.
Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë koment nga të pranishmit, ndërkohë që bashkëkryetarja e Këshillit Konsultativ tha se pyetjet do të dërgohen me shkrim.
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik parashikon se të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, që vlerësohen nga auditimi teknik si të pasigurta do të riparohen ose prishen. Por, ekspertët kanë ngritur një sërë shqetësimesh, që lidhen me administrimin e pronës private, duke theksuar se dokumenti që synohet të miratohet e le pronën në dorë të shtetit, duke zhveshur çdo marrëdhënie pronësie. Ndërkohë që, lihet hapësirë për përzgjedhje selektive, sipas interesave të caktuara për zhvillimin e pronës.
Ola Mitre/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.