Bie interesi për ChatGPT – Regjistrohet rënie e numrit të vizitorëve për biseda me Inteligjencën Artificiale
Numri i vizitave globale në ChatGPT të OpenAI ka regjistruar rënie për herë të parë në qershor në baza mujore, sipas monitoruesit të trafikut në internet Similarweb.
ChatGPT, chatbot i ri i IA i zhvilluar nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft, ndërvepron me përdoruesit në formë bisedash dhe ka demonstruar aftësitë e tij në shkrimin e poezive, eseve dhe punimeve kërkimore, programimin e kompjuterëve dhe madje edhe marrjen e provimeve të nivelit master. Publikimi i tij i shpejtë i ka dhënë jetë një manie të vërtetë për sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale dhe stoqet e teknologjisë u rritën në nivel rekord në gjysmën e parë të vitit.
Të dhënat nga monitori treguan se ritmi i rritjes së vizitave globale të ChatGPT vazhdoi të ngadalësohej nga kulmi i tij në janar dhe nëse tendencat aktuale vazhdojnë, pritet të bjerë përfundimisht për herë të parë në baza mujore.
Të dhënat nuk përfshijnë vizitat përmes ndërfaqes së programimit të aplikacionit ChatGPT ose API-së, e cila i lejon përdoruesit të aksesojnë robotin e bisedës me IA brenda aplikacioneve të tjera. Sipas CEO, Sam Altman, API shihet si një biznes thelbësor në të ardhmen nga OpenAI.
Sidoqoftë, Similarweb gjithashtu vuri re lehtësimin e rritjes së përdoruesve dhe vizitave në platforma të tjera më të reja të IA si Character-AI dhe Google’s Bard. Kjo ka bërë që disa analistë të tregut të paralajmërojnë për një flluskë në stoqet e lidhura me IA, të cilat janë rritur deri më tani këtë vit, veçanërisht në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.