Bien normat e interesit të kredive gjatë qershorit/ Për shtëpi në euro fiksohet në 2.88% , norma për overdraft me rënien më të lartë

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma mesatare e huave të reja për blerje banese në euro, gjatë muajit qershor, ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me muajin maj të këtij viti. Kështu shifrat tregojnë se norma mesatare e interesit për kredi të reja për blerje banese në monedhën e përbashkët europiane fiksohen në 2.88% gjatë qershorit, nga 2.95% që ishte norma mesatare gjatë muajit maj të këtij viti. Pra bazuar nga këto të dhëna kemi të bëjmë më një rënie deri në 0.07 pikë përqindje. Nga ana tjetër, rënie regjistrohet edhe sa i përket normave të interesit në total për individët. Gjatë muajit qershor të këtij viti norma e interesit në total, pra jo vetëm për blerje banese, regjistrohet në 3.30% nga 3.47% që ishte gjatë muajit maj të po këtij viti. Rënia për këtë tregues krahasuar me muajin pararendës është rreth 0.17 pikë përqindje…….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.