Bursat europiane i rikthehen humbjeve – Deutsche Bank raporton fitime neto prej 1 miliard euro
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë fitimet tremujore të korporatave në SHBA dhe në Europë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.4%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë kryeson humbjet, në rënie me 1.6%.
Për sa i përket korporatave, aksionet e Deutsche Bank e kanë nisur ditën në rritje me 7%, pasi huadhënësi më i madh në Gjermani raportoi fitime neto prej 1.031 miliardë euro, në tremujorin e tretë të vitit.
Gjatë ditës së sotme do të publikojnë fitimet e tyre tremujore kompani si Heineken, AkzoNobel, Lloyds Banking Group dhe Carrefour. Në Shtetet e Bashkuara, aksionet e Microsoft u rritën ndjeshëm, pasi fitimet tremujore rezultuan mbi parashikimet e tregjeve, ndërsa aksionet e Alphabet, kompanisë mëmë të Google, shënuan rënie për shkak se biznesi “cloud” raportoi fitime më të ulëta se parashikimet. Në rajonin e Azi-Paqësorit, tregjet patën një performancë miksë.
Ndërkohë, aksionet e kompanisë franceze të luksit, Kering, ranë me rreth 3%, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2020. Kering raportoi një rënie të shitjeve me 9% në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të dobësimit të kërkesës në SHBA dhe në Kinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.