Bursat europiane, sërish në rënie – Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA, përpara 5 qershorit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.6%, ndërsa sektori i automjeteve kryeson humbjet, në rënie me 1.3%.
Ndërkohë, Zyra jopartiake e Kongresit për Buxhetit vlerësoi se projektligji parashikon një deficit buxhetor “të reduktuar me rreth 1.5 trilion dollarë” gjatë dekadës së ardhshme, në përputhje me parashikimet. Investitorët po vlerësojnë edhe të dhënat e publikuara në Kinë, ku indeksi manaxherial i blerjeve ra për të dytin muaj me radhë dhe me një ritëm më të shpejtë se parashikimet e analistëve.
Gjithashtu, edhe çmimet e pronave dhe transaksionet u reduktuan ndjeshëm. Për sa i përket korporatave, Nvidia u bë pjesë e kompanive elitë në botë, duke arritur një kapitalizim tregu prej 1 trilionë dollarë. Ky grup përfshin Alphabet, Apple dhe Microsoft.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.