Bursat publikojë fitime modeste – I japin fund shtatë sesioneve me radhë në rënie
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të sesionin e sotëm, pas 7 ditësh me radhë në rënie. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa sektori i ndërtimit dhe ai i materialeve kryesojnë fitimet, në rritje me rreth 1%.
Duke folur të martën në Forumin e BQE në Sintra të Portugalisë, presidentja Christine Lagarde deklaroi se inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe është shumë herët për të deklaruar fitoren. Kjo deklaratë nënkupton se banka qendrore do të vijojë me politikën monetare shtrënguese.
Që nga korriku i vitit 2022, Banka Qendrore Europiane e ka rritur normën bazë të interesit me 400 pikë bazë dhe tregjet vlerësojnë edhe një tjetër rritje të takimin e muajit të ardhshëm. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator dhe çmimet e prodhimit në Gjermani dhe në Spanjë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.