CD me filma sa mund të shohësh gjithë jetën! – Shkencëtarët krijojnë pajisjen optike për ruajtjen e një sasie rekord të dhënash
Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Shangait kanë krijuar një pajisje ruajtjeje optike të të dhënave që ka të njëjtën madhësi si një disk DVD ose Blu-Ray, por mund të ruajë 1.6 petabit të dhëna, që është rreth 200.000 gigabajt.
Kjo është e mjaftueshme për të ruajtur më shumë se 40,000 DVD ose mbi 100 vjet përmbajtje filmash nëse shikoni një film në ditë. Ky hard disk mund të mbajë më shumë se 1000 filma Blu-ray. Theksohet se kapaciteti i diskut të ri ka aftësinë të ruajë 4000 herë më shumë të dhëna se Blu-Ray dhe rreth 24 herë më shumë se hard disqet me kapacitet më të lartë aktualisht.
Shkencëtarët besojnë se kjo shpikje do të zvogëlojë ndjeshëm madhësinë e qendrave të të dhënave, të cilat ende mbështeten shumë në një numër të madh të disqeve konvencionale të ngurtë.
Një nivel kaq i lartë i densitetit të ruajtjes së të dhënave u arrit nga fakti se ekipi hulumtues arriti të kodonte të dhënat brenda 100 shtresave të diskut, dhe të dhënat u shkruan në pjesë që kanë një madhësi prej vetëm 54 nanometra. Për të lexuar dhe shkruar të dhëna, studiuesit përdorën lazer nanometër.
Materiali, i cili bëri të mundur të gjitha këto, quhet AIE-DDPR, dhe është një projekt dhjetëvjeçar i Universitetit të Shangait.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.