Çdo ndërtesë dhe institucion me adresë e kod unik – Balla: Lehtësi jo vetëm për postat, por edhe për turistët
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se do të krijohet një regjistër unik për adresat. Sipas tij, çdo ndërtesë, apartament, biznes apo dhe institucion do të ketë kodin unik identifikues.
“Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë do të kemi një regjistër unik ku do të referohen të gjitha insitucionet. Sot kemi një regjister unik në patnoritetin e Ministrisë së Brendshme. Çdo banesë çdo ndërtesë, çdo biznes do të ketë një kod unik në bashki të ndryshme, pra në të gjitha ndërtesat në Republikën e Shqipërisë do të kenë kodin e tyre unik. Kjo na mundeson që t’i japim zgjidhje problematikave me ofrimin e shërbimeve të duhura.”
Një tjetër rëndësi e kodit unik të adresave është edhe lehtësia për turistët.
“E dyta ka të bëjë me lehtesim i mberritjes në adrese jo vetëm të shërbimit postier por edhe të turistëve. Një problematike që kanë ngritur turisëtet, përmes këtij kodi unik të banesës, hotelit të Airbnb, të jetë lehtësisht i arritshëm dhe do të ftoja që ta frekuentojnë që tani.”
Ministri Balla fton qytetarët që të frekuentojnë që tani faqen adresari.mb.gov.al për saktësinë e adresave.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.