Çfarë po ndodh në tregun valutor? Dobësohen sërish Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes duke humbur pikë ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një zbritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë në raport me dje.
Franga zvicerane ka pasur rritje të lehtë këtë mëngjes por mbetet edhe ajo nën nivelet e zakonshme përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 107 lekë në raport me dje.
Paundi britanik edhe ai ka shënuar rënie të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 117.4 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.