Çfarë po ndodh në tregun valutor?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa regjistron rënien e disatë radhazi për këtë javë duke e mbyllur negativisht këtë periudhë 7 ditore teksa blihet sot me 97.8 lekë dhe shitet me 99.4 lekë.
Monedha europiane ka ndjekur të njëjtën kurbë zbritëse sikurse edhe Dollari duke shënuar edhe ajo rënie të fortë këtë të premte teksa është blerë sot me 105.6 lekë dhe është shitur me 106.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka pësuar rënie drastike këtë fund jave teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 108 lekë dhe është shitur me 109.3 lekë teksa e mbyll kështu edhe ajo negativisht këtë javë.
Paundi britanik nuk ka bërë përjashtim as sot duke shënuar edhe ai një zbritje të konsiderueshme duke u blerë këtë të premte me 122.4 lekë dhe duke u shitur me 123.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.