Cili është përfitimi nga ullishtet me qira? – Rrapaj: Rritja e interesit për vaj, shton të ardhurat për fermerët
Mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e ullishteve në dorë të të moshuarve, ka bërë që një pjesë e mirë e parcelave të dalin në tregun e qirave.
Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se kjo është një formë investimi dhe mënyrë për të krijuar të ardhura për këto familje.
Nga ana tjetër, interesi për ti bërë më të shfrytëzueshme duket se është rritur edhe për shkak të kërkesës së shtuar për vaj ulliri.
Referuar portalit të fermerit, ku janë të listuara tokat bujqësore që jepen me qira në të gjithë vendin, duket se një peshë të konsiderueshme zënë ullishtet.
Në total janë 412 ullishte me sipërfaqe të ndryshme të cilat janë në tregun e qiradhënies. Shumica prej tyre gjenden në Berat, Fushë-Krujë, Durrës, Kuçovë, Përmet dhe Vlorë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.