Çmimet e ushqimeve, rekorde të reja në 2022 – Pavarësisht një rënieje të lehtë në muajin dhjetor
Çmimet e ushqimeve në botë pësuan ulje të lehtë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke shënuar rënien e nëntë mujore rradhazi. Por gjithësesi çmimet ishin 14% më të shtrenjta gjatë 2022-shit në krahasim me vitin paraardhës, duke shënuar një nivel rekord që nga fillimi i këtyre regjistrimeve, sipas agjencisë për ushqimin të Kombeve të Bashkuara.
Indeksi i cmimeve të ushqimit të FAO, që ndjek cmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 132.4 pikë muajin e kaluar në krahasim me 135 pikë të muajit nëntor. Parashikimet e mëparshme për nëntorin flisnin për 135.7 pikë.
Për vitin 2022 në tërësi, indeksi standard ishte mesatarisht 143.7 pikë. 14.3% më shumë në krahasim me vitin 2021 dhe më i larti që nga fillimi i regjistrimeve në 1900-ën.
Rënia e indeksit në muajin dhjetor u nxit nga një rënie e madhe e cmimit ndërkombëtar të vajrave bimore, së bashku me disa rënie të cmimeve të drithrave dhe mishit. Por gjithësesi e zbutur nga rritjet e lehta të cmimeve të sheqerit dhe të qumështit.
Cmimet e ushqimeve në botë pësuan rritje pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar nga frika e ndërprerjeve të tregtisë në Detin e Zi. FAO u shpreh një vit më parë se kostot e importit të ushqimeve në vitin 2022 do t’i shtynin vendet më të varfëra që të reduktonin vëllimet e transportit
Indeksi i cmimeve të ushqimit përfshin mesataren e indekseve të cmimeve të mishit, qumështit, drithërave, vajit dhe sheqerit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.