Denaj inspekton punimet në kanalin ujitës në Rrogozhinë – Përfundon në 8 muaj, shërben për ujitjen e rreth 8,000 ha tokë bujqësore
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar nga afër punimet në kanalin ujitës në Rrogozhinë.
Denaj është shprehur se ky është kanali më i rëndësishëm dhe gjithashtu më i vjetër i kullimit në Shqipëri që nga viti 1956 dhe shërben për ujitjen e rreth 8,000 ha tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.
“Kjo ndërhyrje realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare me një plan që përfundon brenda 8 muajve dhe siguron që të 8000 hektarët të jenë të plotësuar tërësisht”, u shpreh Denaj gjatë Inspektimit.
Kanali ka një itinerar prej 40 km, dhe ka gjithsej 21 kanale të tipit urë ndërsa shpejtësia e ujit shkon në 17 metër kub për sekondë .
“Me këtë investim ne përfundojmë një objektiv të qeverisë jo vetëm për të përfunduar sistemin por edhe ruajmë 8 mijë hektarë në 3 bashki”, tha Denaj gjatë inspektimit.
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.