“Derë më derë” për regjistrimin e fermerëve të Tiranës – Deklarim për produktet bujqësore dhe blegtorale, sipërfaqet e tokave dhe fitimeve
Fermerët e 13 njësive administrative të Tiranës do t’i nënshtrohen një procesi intervistimi për tokat të cilat përdorin për aktivitetin e tyre. Në këtë formular i cili do të realizohet nga Bashkia Tiranë fermerët do të japin të dhëna për tokat në lidhje me sipërfaqen që kanë në pronësi apo që kanë marrë me qera, zonën në të cilën jetojnë. Pyetjet përfshijnë sipërfaqen në pronësi, sipërfaqen marrë me qera ose forma të tjera përdorimi dhe sipërfaqen e dhënë me qera ose forma të tjera përdorimi.
Nëse tokat janë të punuara fermerët duhet të deklarojnë se çfarë kulturash bujqësore kanë mbjellur duke bërë një bilanc të bimëve, perimeve, pemëve frutore, deklarim I plehrave organik dhe kimik të përdorur, deklarim të pesticideve të blera dhe periudhën që i kanë mbjellë dhe përdorur.
Gjithashtu formulari rendit pyetje edhe për sistemin e ujitjes, nëse fermerët kanë burime apo jo. Përsa i përket blegtorisë femerët duhet të deklarojnë numrin e gjedhëve dhe shpendëve që kanë por dhe çmimin e shitjes pas therjes së tyre. Për 12 muajt e fundit për produktet e bulmetit, fermerët duhet të deklarojnë fitimet.
Për ata fermerë të cilët kanë punonjës të punësuar duhet të deklarojnë moshën dhe arsimimin e tyre. Sigurimi i prodhimit bujqësor por dhe marrja e kredive për investime në fermë renditen si pyetje për t’u përgjigjur.
Pas marrjes së të dhënave nga punonjësit në terren, 2 punonjës për secilën njësi administrative, do të ngrihet një sistem elektronik për analizimin dhye ruajtjen e tyre.
Për realizimin e këtij projekti Bashkia Tiranë ka hapur tenderin me vlerë 16.6 milionë lekë pa Tvsh. Ky tender duket se vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë kundrejt fermerëve për punimin e tokave përndryshe do të taksohen më shumë.
Pas procesit të mbledhjes së të dhënave nga punonjësit e terrenit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik Rural, do të verifikoj, përpunoj, analizoj dhe gjeneroj raporte automatike të detajuara në funksion të objektivave. Gjithashtu bazuar në analizën e kryer do të hartohen politika, programe në mbështetje të grupeve të interest.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.