Dobësohen Paundi dhe Franga Ndërsa Euro e Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet si dje me 94.5 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.1 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Franga zvicerane është dobësuar këtë mëngjes teksa blihet sot me 107 lekë dhe shitet me 108 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një zbritje teksa është blerë sot me 120.5 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.