Dollari amerikan vazhdon ngjitjen ndërsa Paundi dhe Franga ndryshojnë drejtim!

Dollari amerikan vijon edhe këtë të enjte të fitojë pikë teksa ka regjistruar sërish rritje në raport me dje duke u blerë sot me 114.5 lekë dhe duke u shitur me 115.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane krahasuar me një ditë më parë ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 117.6 lekë.
Paundi britanik sakaq ka pësuar një zbritje të vlerës krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 137.2 lekë dhe duke u shitur me 138.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rënie të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën djeshme blihet sot me 119.7 lekë dhe shitet me 120.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.