DPT / Rriten të ardhurat për vitin 2023 – Informaliteti, më shumë punonjës të siguruar se një vit më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi të ardhurat totale, kategoritë si dhe informalitetin në tregun e punës.
Sipas të dhënave të DPT 2023 ka patur një rritje prej 58.8 miliard lekësh ose ndryshe 19% në krahasim me vitin 2022 si dhe një rritje me 91.9 miliard lekësh apo 33% më shumë se viti 2021.
Përsa i përket informalitetit DPT ka bërë me dije se paga mesatare ka pasur një rritje me 15% në krahasim me vitin 2022, gjithashtu është ulur me 19% numri i punonjësve me pagë minimale. 2023-shi ka parë një rritje me rreth 13,448 punonjës më shumë të siguruar në krahasim me vitin 2022.
“Viti që lamë pas na tregoi se realizimi rekord historik i të ardhurave mund të arrihet falë një pune efiçiente dhe një qasje bashkëpunuese (jo penalizuese) me tatimpaguesin duke punuar për ndërgjegjësimin drejt vetëpërmbushjes, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri”, është shprehur Ceno Klosi, drejtor i përgjithshëm i DPT-së
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.