Drejt hapjes, segmenti rrugor Dhërmi-Palasë – Balluku: Ky investim do t’i japë vlerë bregdetit dhe banorëve
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi punimet në segmentin rrugor që do të jetë gati së shpejti.
“Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Ka një presion shumë të madh nga pushuesit. Sigurisht se kur ti shikon një rrugë të shtruar ku ti mund të kalosh dhe mendon se duhet të bësh gjithë kurorën nga sipër, por ne duhet të përfundojmë dhe gjithçka duhet të jetë në parametrat e duhur të sigurisë rrugore, kështu që do të duhet pak durim, por rëndësi ka që e kemi këtë rrugë totalisht të hapur, u shpreh Balluku.”
Ky është një segment rrugor i rëndësishëm pasi i jep një tjetër vlerë dhe pamje bregdetit për të gjithë pushuesit dhe banorët e zonës.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.