Ekonomia dhe energjetika – Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku, bisedime të nivelit të lartë në Baku
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku, Azerbajxhan, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme.
Lajmin e bëri të ditur sot zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare.
Balluku informoi se zhvillimet ekonomike dhe energjetike do të jenë në fokus të këtyre takimeve.
“Në nisje të një dite të rëndësishme në Baku, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, por në rang europian”, tha Balluku.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.