Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të ngadalësuar plakjen!
Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA kanë zbuluar se nivelet e larta të natriumit për shkak të marrjes së pamjaftueshme të lëngjeve mund të përshpejtojnë plakjen.
Studimi i ri përfshiu 11 mijë njerëz në moshë të mesme dhe të vjetër.
Mosha e tyre biologjike u llogarit në bazë të 15 karakteristikave, duke përfshirë presionin e gjakut, shkallën e vlerësuar të filtrimit glomerular, vëllimin e detyruar të ekspirimit, kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak.
Shkencëtarët zbuluan se nivelet e natriumit mbi 142 mmol/L rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike me 39%.
Për më tepër, nivelet e natriumit mbi 144 mmol/L u shoqëruan me një rritje prej 21% të rrezikut të vdekjes së hershme.
Nëpërmjet analizave të botimeve të tjera, autorët konfirmuan se nivelet më të larta të natriumit shoqërohen me konsum më të ulët të lëngjeve.
Përveç kësaj, studimet e mëparshme kanë treguar se hidratimi i ulët i trupit aktivizon rrugët që përshpejtojnë plakjen dhe proceset degjeneruese dhe shkurton jetëgjatësinë tek minjtë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.