Eksportet bujqësore, 55.7 miliard lekë në vitin 2023 – Denaj: Rritje me 7.7% në krahasim me një vit më parë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se, eksportet bujqësore arritën vlerën e 55.7 miliard lekëve në vitin 2023.
Referuar të dhënave të publikuara, eksportet bujqësore në vlerë u rritën me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.
“Ne do të vijojmë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të qeverisë 1 miliardë dollarë eksporte deri në 2030”, deklaroi Denaj.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.