Rama takim me CSU në Bavari – Kryeministri Söder: Shqipëria i përket Bashkimit Europian
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.
Në postimin në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se Shqipëria është një shembull suksesi në rajonin tonë dhe në forcimin e marrdhënieve bilaterale me Gjermaninë dhe me Bavarinë në veçanti.
“Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz. Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë. Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian” është shprehur Markus Söder.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.