Eksportuesit më të mëdhenj të çelikut të Turqisë vijnë në Tiranë! Në fokus rritja e volumit tregtar mes dy vendeve
Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) do të vijë në Tiranë me qëllim rritjen e aktiviteteve në Ballkan, forcimin e prezencës në treg dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja. Në kuadër të Misionit Tregtar do të marrin pjesë 50 përfaqësues nga 30 kompani duke synuar rritjen e vëllimit tregtar midis vendeve.
Misioni Tregtar në Shqipëri, do të organizohet nën drejtimin e Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) Z. Adnan Aslan, midis datave 11-13 dhjetor 2023. Në këtë kuadër, takime dypalëshe të biznesit do të organizohen ditën e martë, 12 Dhjetor nga ora 09:00 deri në 18:00 në Tirana Marriott Hotel.
Kompanitë e Ballkanit, dhe veçanërisht nga Shqipëria janë të ftuar të takohen me delegacionin e përbërë nga 50 përfaqësues të 30 kompanive turke pjesmarrëse. Takimet dypalëshe do të bëjnë bashkë kompani të sektorit për të diskutuar për bashkëpunime të reja dhe investime të përbashkëta.
Krahas hulumtimit të tregut, takimet dypalëshe individuale ndërmjet biznesve do të shërbejnë si gur themeli për rritjen e volumit tregtar ndërmjet vendeve. Industria e çelikut është një nga sektorët më të zhvilluar në Turqi.
Gjithashtu ky sektor është me interes në Shqipëri për nga rëndësia e industrisë së ndërtimit në vend ndaj pritet që ky aktivitet t’i japë një zhvillim të mëtejshëm bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në këtë aktivitet janë pjesmarrës kompanitë më në zë nga Turqia si prodhuese, tregtare, etj, të këtij sektori, dhe pritet që pjesmarrja nga bizneset shqiptare, por dhe nga rajoni të jetë e lartë.
SCAN
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Çelikut (ÇİB), Adnan Aslan
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.