Energjia bërthamore, situata në Europë – Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin
Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me kapacitete më të vogla rrisin prodhimin e tyre. Katër prodhuesit kryesorë të energjisë bërthamore në vitin 2022 përbënin 73.7% të sasisë totale të energjisë bërthamore të prodhuar në BE
Gjatë këtij muaji, Franca pritet të furnizojë me karburant reaktorin e saj bërthamor të gjeneratës së tretë, të njohur si EPR. Lidhja në rrjetin elektrik pritet deri në fund të vitit. Prodhuesi kryesor i energjisë bërthamore në Europë është 12 vjet prapa afatit, një vonesë që i shtyn disa të dyshojnë nëse EPR do të bëhet funksionale në 2024. Franca po rrit prodhimin e saj të energjisë bërthamore, diçka që dukej e paimagjinueshme më pak se një dekadë më parë për shkak të ndryshimit të pikëpamjeve politike për këtë çështje. Franca nuk është i vetmi vend që ka ndryshuar disa herë qëndrimin e saj për energjinë bërthamore. E shoqëruar me pasigurinë rreth burimeve të tjera të energjisë dhe ngjarjeve gjeopolitike, realiteti i tregut të përgjithshëm të energjisë elektrike po ndryshon me shpejtësi.
Grupi më i fundit i plotë i të dhënave të disponueshme për bilancin e import/eksportit në Europë tregon Suedinë dhe Gjermaninë si dy eksportuesit kryesorë të energjisë elektrike në vitin 2022, me përkatësisht 33.3 TWh dhe 26.5 TWh. Në fund të kësaj renditje janë Franca dhe Italia, prodhimi i energjisë elektrike i të cilave ka rënë ndjeshëm, duke i bërë dy fqinjët të importojnë një pjesë të mirë të nevojave të tyre për energji elektrike – 16.4 TWh për Francën, 43.4 TWh për Italinë.
Pamja e tregut të energjisë elektrike ishte krejtësisht ndryshe në vitin 2023. Franca, për shembull, është ngjitur nga pozicioni i dytë në i fundit për t’u bërë eksportuesi më i madh i energjisë elektrike në Europë, ndërsa Gjermania është kthyer në një vend importues. Një arsye e rëndësishme për këtë paqëndrueshmëri ka të bëjë me energjinë bërthamore, e cila përfaqëson 21.8 % të përzierjes energjetike të Bashkimit Europian.
Bashkimi Europian prodhoi energji bërthamore në 13 shtete anëtare në vitin 2022. Katër prodhuesit kryesorë të energjisë bërthamore në vitin 2022 përbënin 73.7% të sasisë totale të energjisë bërthamore të prodhuar në BE-së atë vit. Por prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore i BE ishte më i ulëti që nga viti 1900. Mbyllja progresive e reaktorëve gjermanë luajti një rol të rëndësishëm në këtë prirje, ashtu si edhe riparimet dhe mirëmbajtja e madhe e kryer nga Franca në disa centrale, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të disa reaktorët. Peizazhi europian po zhvillohet me shpejtësi dhe prodhuesit e mëdhenj tradicionalë kanë vendosur të braktisin gradualisht energjinë bërthamore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.