Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor

Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian, duke marrë përsipër realizimin e një projekti strategjik për infrastrukturën rrugore të vendit.
Salillari është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri dhe një nga emrat më të njohur në sektorin e infrastrukturës rrugore.
Aktiviteti i saj përfshin ndërtimin e rrugëve, urave, tuneleve, veprave hidroteknike, aeroporteve, porteve dhe projekteve të tjera të infrastrukturës strategjike. Në vite, Salillari ka marrë pjesë në realizimin e disa prej investimeve më të rëndësishme publike në Shqipëri.
“Procedura pasi ka qenë jo e lehtë sepse ka pasur tentativa të mëparshme që kanë rezultuar jo të suksesshme. Megjithë me përshkushtim dhe profdesionalizëm ia kemi dalur që ditën e sotme të shpallim një fitues që bën të mundur përfundimisht ndërtimin be kësaj vepre”, u shpreh ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi në daljen për mediat.
Në fakt, historia e projektit Milot–Balldren shtrihet prej vitesh. Një procedurë e mëparshme koncesionare e nisur në vitin 2018 nuk arriti të finalizohej për shkak të problemeve me sigurimin e financimit, duke bërë që projekti të rikthehej nga e para. Për këtë arsye, autostrada Milot–Balldren është konsideruar prej kohësh një nga projektet më të vështira për t’u çuar drejt zbatimit.
Me përfundimin e procedurës së përzgjedhjes, projekti kalon tashmë në fazën e nënshkrimit të kontratës dhe përgatitjes për nisjen e punimeve. Segmenti Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe konsiderohet hallka kryesore që do të lidhë autostradën Thumanë–Milot me aksin Balldren–Muriqan, duke kompletuar një pjesë të rëndësishme të Korridorit Blu.
Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me standarde europiane, me dy karrexhata, korsi emergjence, ura, nënkalime dhe vepra të tjera arti. Përveç përmirësimit të lëvizjes në veri të vendit, segmenti do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me rrjetin rajonal dhe europian të transportit.
Autostrada pritet të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt Lezhës, Shkodrës dhe Malit të Zi, të rrisë sigurinë rrugore dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të zonës. Sipas planifikimeve të qeverisë, Milot–Balldren është një nga hallkat kryesore për përfundimin e Korridorit Blu, një projekt që synon të transformojë lidhjet rrugore të Shqipërisë me rajonin dhe Bashkimin Europian.
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......
Ibrahimaj: Investimi i “Lutech” konfirmon potencialin e Shqipërisë si qendër e inovacionit dhe teknologjisë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të kompanisë “Lutech” në Shqipëri, në prani......
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat - Liderët diskutojnë zgjerimin e BE-së, sigurinë rajonale, Planin e Rritjes Ekonomike
Po mbahet në Tivat të Malit të Zi, samiti i radhës midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tema e samitit është “Mirëqenia dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së......
Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - ARRSH: Punimet në dy lotet e para kanë arritur në rreth 20%
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme......
Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në shëndetësi? Dika: Sfiduese
Nga “Doctor Google”, ku shpesh qytetarët arrinin në diagnozë të gabuar duke iu referuar informacioneve në internet, tashmë qasja ka ndryshuar dhe për këtë një......
Shqiptarët paguan 39 mln euro për rivlerësimin e pronave - Malaj: Shifra vetëm për dy muaj. Pritshmëria shumë e lartë
Vetëm në dy muaj, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 3.9 miliardë lekë nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, që nga nisja e zbatimit në......
Mallrat e importit, më të lira në fillim të vitit/ Indeksi i shënoi rënie me 0.2% krahasuar me një vit më parë
Çmimet e produkteve të importuara në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar një zbutje të kostove......



