Euro ngjitet sërish në mbi 1.1 USD – Aksionet e First Republic Bank bien me rreth 50%
Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e sistemit bankar dhe ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.8, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.5%. Megjithatë, gjatë këtij muaji ky indeks ka humbur rreth 0.8% të vlerës.
Aksionet e First Republic Bank ranë me rreth 50% në sesionin e kaluar amerikan, pasi banka raportoi një rënie të depozitave me rreth 100 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, duke rikthyer sërish shqetësimet për shëndetin e sistemit bankar.
Në dobësimin e besimit të investitorëve ka ndikuar edhe rënia e besimit konsumator në SHBA, në nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, gjatë prillit. Tashmë, analistët vlerësojnë 76% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën bazë të interesit në takimin e majit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohe tnë rreth 28,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.