Euro vijon zbritjen – Dobësohen ndjeshëm edhe valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 94.5 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka vijuar edhe sot të pësojë një zbritje të konsiderueshme të kuotës pasi në raport me dje është blerë sot me 102.8 lekë dhe është shitur me 103.6 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës krahasuar me ditën e martë duke u blerë sot me 106 lekë dhe duke u shitur me 107 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu ka pasur rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 120 lekë dhe duke u shitur me 121 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.