Pensioni minimal në Shqipëri, rritje në 300 euro! Nisma ligjore në Kuvend – Rritje progresive të përvitshme duke nisur nga vitit 2024
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të rrisë gradualisht pensionin minimal në vend. Nisma mban firmën e deputetit Gazmend Bardhi, cili në emër të Partisë Demokratike ka ndërmarrë një nismë ligjore, që u adresohet kryesisht pensionistëve të zonat rurale të vendit.
Referuar propozimit të depozituar në Kuvend, rritja propozohet të nisë që në këtë vit, duke e rritur pensionin minimal në 18 mijë lekë, për të vijuar më pas në një rritje të përvitshme progresive që bën që pensioni minimal në vitin 2029 të arrijë në 32 mijë lekë ose 300 euro.
Referuar relacionit të nismës, fondet e nevojshme për të përballuar koston financiare që krijon ky akt do të mund të siguroheshin përmes uljes me 25 % të shpenzimeve operative të qeverisë qendrore.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.