Firmoset marrëveshja për Kolegjin e Europës që do të hapë dyert në Tiranë – Mogherini: Kemi marrë aplikime nga 41 kombësi
Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është Firmosur Marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.
Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit u shpreh se “Qeveria shqiptare është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin që nga ky vit”.
Sot po zbulojmë vetëm një koncept të këtij projekti fillestar. Pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron jo vetëm ekselencën e këtij institucioni, por edhe ambicien tonë për arritjen e standardeve arsimore drejt anëtarësimit në BE”, tha ne fjalen e saj ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa në fjalimin e saj Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini u shpreh: “Kemi bërë shumë gjëra në këto 5 muaj. Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian, me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor”.
“Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe deri tani kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga e gjithë rajoni, vendet e BE dhe 15 të tjera, Zgjodhëm më të mirët, kemi kryer mjaft intervista individuale, në numrin përfundimtar kishim 34 kombësi. Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm në korpusin studentor. Ka interes jo vetëm në mbarë rajonin por edhe në studentë në vendet e BE”, tha Mogherini.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për hapjen e kampusit të ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë, është shprehur se gjatë kësaj përudhe bashkëpunimi është krijuar një master për trajnimin e personave që merren me procesin e integrimit.
“Universiteti i Tiranës ka pasur nderin t’i ofroj një pjesë të strukturës së saj si fillim për të filluar funksionet e veta, dhe për të hapur këtë vit akademik programin e parë, me qëllim që instituti të bëhet operativ dhe të përfarojnë studentë nga rajoni e Shqipëria, dukë i dhënë vizibilitetin rajonit nëpërmjet hapjes së kampusit të vetë jashtë BE. Dua t’ju falenderoj ju që bët të mundur që ne sot të jemi në këtë ditë që të nënshkruajmë punën e një viti në mënyrë intensive që kur Kolegj filloi veprimtarinë në Shqipëri” u shpreh Hoxha.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.