Pse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mungon sot në Samitin Ballkani Perëndimor-BE?
Në listën e pjesëmarrësve në takim ka munguar emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës do të transmetojë mesazhin e tij virtualisht.
Ai nuk do të jetë pjesë e Samitit në Tiranë për shkak të angazhimeve.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.