Fisha e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç – Kur do të fillojë rimbursimi?!
Kryeministri vendit Edi Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se fishat e diabetit tashmë po garantohen falas për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç.
“Kjo do t’u kursejë gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit,” shkruan Rama.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë fishat e diabetit do të rimbursohen gjatë vitit 2023, por kjo mund të ndodhë vetëm në fund të muajit mars.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.