‘Fluturojnë’ Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro nuk luhatet!

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës sërish këtë fillim jave pasi vijon të fitojë pikë teksa është blerë sot me 115.8 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Franga zvicerane në raport me javën e kaluar ka shënuar sërish rritje të vlerës pasi blihet sot me 120.5 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të vlerës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas teksa blihet mëngjesin e sotëm me 136.5 lekë dhe shitet me 138.5 lekë.
Monedha europiane ndërkaq referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 116.7 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë duke mos pësuar luhatje të ndejshme të kuotës në raport me javën e shkuar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.