Forcohet Dollari amerikan ndërsa vijojnë të dobësohen valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka humbur sërish pikë edhe këtë të martë teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 103.8 lekë krahasuar me dje.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 106.2 lekë dhe duke u shitur me 107.1 lekë në raport me ditën e hënë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës sot pasi është blerë sot me 120.1 lekë dhe është shitur me 121.1 lekë në raport me ditën e djeshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.