Gjermania, “sytë” nga energjia e rinovueshme – Rritet prodhimi, por vendi mbetet ende larg objektivave për vitin 2030
Prodhimi i energjisë së rinovueshme në Gjermani shënoi rritje në vitin 2022, por gjithësesi mbetet ende nën pragun e nevojshëm për të arritur objektivin e gjenerimti të 80% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. Të dhënat u konfirmuan nga agjencia e mjedisit në vend.
Energjia e rinovueshme pritet të përbëjë rreth 46% të konsumit të energjisë në vend këtë vit, nga 41% një vit më parë.
Rreth 256 teravat orë u gjeneruan vitin e kaluar, kryesisht nga energjia e erës dhe ajo diellore, me një rritje prej 9% nga viti në vit, por ende nën objektivin prej 269 teravat për vit, në mënyrë që të arrihet objektivi prej 600 teravat në 2030-ën.
Me synimin e qartë për t’u bërë një vend neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045, Berlini, rriti objektivat e tij të energjisë së rinovueshme këtë vit dhe miratoi disa projektligje për të lehtësuar kufizimet dhe për të përshpejtuar përhapjen e energjisë së erës dhe diellit. Ky zgjerim u cilësua në interes të jashtëzakonshëm publik.
Domosdoshmëria për burime të rinovueshme u bë gjithnjë e më urgjente me reduktimin e importeve ruse të karburanteve fosile në ekonominë më të madhe të Europës, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Era ka gjeneruar gjithsej 128 teravat këtë vit, nga të cilat 103 teravat erdhën nga turbinat e erës në tokë, por prodhimi nuk mundi të arrinte vlerën maksimale të mëparshme të vitit 2020 për shkak të instalimeve të reja.
Vetëm rreth 0.8% e tokës në Gjermani është caktuar aktualisht për energjinë e erës. Berlini në fillim të këtij viti hartoi një projektligj që përcakton një përqindje minimale të tokës në secilin nga 16 shtetet federale që duhet të jetë e disponueshme për fernat me erë. Prodhimi i energjisë fotovoltaike u rrit me 23% në vitin 2022 nga viti në vit, në 61 teravat. Kjo për shkak të instalimeve në rritje por dhe motit me diell. Moti i ngrohtë kontribuoi gjithashtu në një reduktim të konsiderueshëm të konsumit të energjisë për ngrohje, por dhe kursimi vullnetar i energjisë nga qytetartë dhe sipërmarrjet për shkak të krizës së karburanteve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.