Gripi dhe Covid-19, mbi 15 mijë raste në javë – Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Ulqinaku: Fëmijët, më të prekur
Nëse deri vonë është folur për dominim të Covid-19, duket se përgjatë javëve të fundit kryefjalë është gripi. Zv.drejtori i përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, doktor Dritan Ulqinaku thotë se janë mbi 15 mijë raste të regjistruara në harkun e një jave, pjesa më e madhe fëmijë.
I ftuar në emisionin ‘Box to Box”, Ulqinaku iu bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdeshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë, siç është dobësia trupore, temperatura e lartë etj. Si pasojë e gripit, janë regjistruar edhe dy humbje jete. Janë dy persona, të moshës mbi 70 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve.
Sakaq, prej fundit të vitit që shkoi ka nisur edhe vaksinimi i kategorive prioritare, siç janë mjekët, të moshuarit, ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike etj.
Ada Hazizolli / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.