Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi!
Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria është angazhuar maksimalisht për të realizuar detyrimet e saj në rrugën e integrimit europian.
Duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me qëndrimet e Greqisë për sa i takon çështjes së dënimit nga GJKKO të Fredi Belerit, Hasani u shpreh se qeveria shqiptare respekton vendimet e gjykatave.
“Shqipëria do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave. Do të vazhdojë të mbështes punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryej të gjitha detyrat që ka në ngarkim për integrimin në BE. Çdo koment tjetër është i panevojshëm”, nënvizoi Hasani.
E. S/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.