Inflacioni zviceran bie në nivele të ulëta rekord që nga tetori 2021!
Në Zvicër, inflacioni u ul papritur në janar, duke i hapur potencialisht rrugën Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për të ulur normat muajin e ardhshëm.
Norma vjetore e inflacionit në Zvicër ra në 1.3% në janar nga 1.7% një muaj më parë, duke shënuar leximin më të ulët që nga tetori 2021, sipas Zyrës Federale të Statistikave të vendit.
Kjo ka çuar në parashikimet e analistëve se Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) mund të ulë normat e interesit në mars.
Sipas Bloomberg, rënia e çmimeve ishte e papritur, veçanërisht pasi Zvicra rregullon shumë çmime.
“SNB nuk ka gjasa të shpallë ende fitoren pasi produktet vendase u rritën me 0.6% nga muaji në muaj dhe 2.0% nga viti në vit,” tha Karsten Junius, një ekonomist në J.Safra Sarasin.
“Thënë kjo, surpriza e madhe në rënie rrit probabilitetin e një uljeje të normës në mars.”
Gjithashtu, inflacioni për banesat dhe shërbimet komunale u ngadalësua në 2.5% nga 3.3% në dhjetor, ndërsa ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u zbut në 2.3% krahasuar me 3.3%.
Në baza mujore, CPI u rrit me 0.2%, që ishte nën pritshmëritë e tregut për një rritje prej 0.6% dhe pas stagnimit në dhjetor. Ndërkohë, norma bazë, e cila përjashton artikujt e paqëndrueshëm si ushqimi i papërpunuar dhe energjia, u moderua në 1.2% nga 1.5% e mëparshme.
Pas publikimit të shifrave të inflacionit, franga zvicerane u dobësua me 0.4% kundrejt euros dhe u tregtua me 0.947 euro për frang.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.