Italianët boshatisin ‘kursimet’. U duhen për të paguar faturat – 50 miliardë euro janë shpenzuar brenda muajve gusht – tetor
Faturat e energjisë elektrike dhe inflacioni peshojnë së shumti në kursimet e italianëve. Kursimet e qytetarëve, pas pothuajse tre vitesh rritje të vazhdueshme, boshatisen sërish. Një tendencë kjo e konfirmuar nga të dhënat, që konfirmojnë se si në tre muajt e fundit janë tërhequr nga llogaritë bankare dhe kursimet më shumë se 50 miliardë euro. Bëhet fjalë për një pakësim prej 2.4%, meqënëse në muajin korrik shtimi i kursimeve të familjeve dhe sipërmarrjeve të depozituara në bankat e vendit ishte në kuotën 2.097 miliardë euro, ndërsa në muajin tetor shifra ra në 2.047 miliardë euro.
Një panoramë kjo e krijuar duke analizuar të dhënat e Bankës së Italisë, sipas të cilës kjo situatë mund të ketë pasoja në mbledhjen e parave nga ana e bankave dhe instituteve të kredive. Ekspoertët shprehen se kjo është një situatë dramatike e cila fatkeqësisht ishte parashikuar prej kohësh. Forcat e likuiditetit po reduktohen si për familjet nësoj dhe për sipërmarrjet sidomos ato të voglat. Kostot janë të papërballueshme dhe faturat energjetike nuk mund të menaxhohen më. Sipas tyre duhet urgjentisht një plan i jashtëzakonshëm i ndërhyrjes publike dh embështetjes duke filluar që nga muaji janar.
Deri në korrik të një viti më parë, prej më shumë se dy vitesh ishte regjistruar një rritje e vazhdueshme e kursimeve të italianëve, për shkak dhe të periudhës së pandemisë dhe mbylljes së vendit që solli një rënie drastike të konsumit: 1.823 miliardë euro në dhjetor 2019, 1.956 miliardë dhjetor 2020, 2.050 miliardë tetor 2021, 2.075 miliardë dhjetor 2021. Një tendencë grumbullimi që vazhdoi përgjatë gjithë vitit, të paktën deri në gusht kur gjithcka ndryshoi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.