Iute risjell Jaanipäev, Dita estoneze e Verës në Shqipëri!
Për të dytin vit radhazi Iute organizon Jaanipaev, Dita Estoneze e Verës, në Shqipëri.
Nëpërmjet kësaj tradite të lashtë nordike, por të ngjashme me Ditën tonë të Verës, estonezët festojnë rifillimin e jetës pas dimrit, duke organizuar lojra, gara dhe dekore plot ngjyra e lule.
Iute e sjell këtë festë edhe me një risi, duke aktivizuar të gjithë rrjetin e partnerëve, në një ditë të mbushur me oferta dhe çmime ekskluzive për të gjithë të pranishmit.
Për Iute, Jaanipaev përfaqëson një ditë ku të gjithë gjejnë arsye për të festuar, duke i shtuar edhe më shumë atmosferë ditëve të nxehta.
Vjola Gremi/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.