Jashtë përdorimit kabllot nënujore Europë-Azi – Ndërprerje të mëdha në komunikimet globale nga sulmet e Houthi
Grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ka nxjerrë jashtë përdorimit katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit. Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Europës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi.
Dëmi në aktivitetet e komunikimit vlerësohet të jetë i konsiderueshëm, por jo kritik, sepse kabllot e tjera kalojnë nëpër të njëjtin rajon që lidh Azinë, Afrikën dhe Europën dhe nuk janë prekur. Riparimi i një numri kaq të madh të kabllove nënujore mund të zgjasë të paktën tetë javë dhe do t’i ekspozonte profesionistët ndaj rrezikut të sulmeve nga Houthis. Kompanitë e ndërlidhjeve do të detyrohen të kërkojnë ekupe të gatshme për të kryer punën e riparimit dhe ndoshta të paguajnë një kosto të lartë rreziku.
Kabllo nënujore u vendos nga krahu Tyco Alcatel-Lucent me një kosto prej 700 milionë dollarësh dhe ishte e para që shtrihej nga Britania e Madhe në Indi. Kablloja AAE-1, gjithashtu e prerë, lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit.
Kablloja, e cila ka një kapacitet prej 40 terrabajt në sekondë, lidh Kinën me Perëndimin përmes vendeve që i përkasin boshtit kino-iranian, duke përfshirë këto vende, Pakistanin dhe Katarin. Kablloja Seacom lidh Europën, Afrikën, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Drejtues të lartë nga kompanitë ndërkombëtare të komunikimit dhe kabllove nënujore postuan raportime dëmtimi në Linkedin dhe X.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.