Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka ndjekur një kurbë rënëse këtë mëngjes teksa është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.
Franga zvicerane sakaq edhe ajo ka shënuar rënie të kuotës këtë të premte duke e mbyllur edhe ajo negativisht këtë periudhë 7 ditore teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.1 lekë.
Paundi britanik edhe pse relativisht i qëndrueshëm duket sikur ka pasur edhe ai një rënie të lehtë duke u blerë sot me 12.6 lekë dhe duke u shitur me 121.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.